Friday, December 6, 2024
spot_img

“Më dhanë pije alkoolike dhe drogë”- Motra e supermodeles Katie Moss akuza të forta ndaj agjencisë së modelimit: Qaja, më detyruan të punoj kundër dëshirës sime

- Advertisement -..

Motra e supermodeles, Katie Moss ka hedhur akuza të forta ndaj agjensisë së saj të modelimit.

Lottie Moss pretendoi se i kanë dhënë pije alkoolike dhe drogë. Gjithashtu u shpreh se e kanë detyruar të punojë kundër dëshirës së saj.

24-vjeçarja nënshkroi kontratë me një agjenci modelimi në Britaninë e Madhe përpara se të largohej nga puna muajin e kaluar.

Sa i përket përdorimit të drogës në industri, Lottie tha gjatë një interviste: “Mendova se ishte normale, por shkoja në këto evente dhe isha e rraskapitur. Shumë herë shkoja në setet fotografike edhe pse nuk kisha dëshirë. Qaja dhe ata më thoshin ‘do të japim drogë, pijë dhe do të ndihesh më mirë’. Ishte pak a shumë kështu: Do e realizosh këtë set, pavarësisht nëse je esëll apo jo!”

Më pas vazhdoi: “Isha në një event në Romë dhe po qaja në hotel. Po grimoja lotët, isha keq. Ata thoshin që për 1 orë duhet të jesh gati. Nuk mendoj se ka pasur njeri në atë industri që kujdeseshin për mirëqenien time.”

Modelja, e cila ishte në rehabilitim për 28 ditë në fillim të këtij viti, tha gjithashtu se ndihej nën presion për të qenë si Kate.

“Ata donin që unë të isha Kate Moss e dytë. Më thanë se duhej të humbisja peshë”, shtoi ajo.

Lottie tha se Kate, e cila gjithashtu ka konsumuar pije alkoolike dhe drogë gjatë modelimit, e mbështeti gjatë periudhës së saj të rehabilitimit.

 “Unë dhe motra ime nuk kemi qenë kurrë kaq afër, kështu që ne kurrë nuk folëm për këtë derisa shkova në rehabilitim. Ajo ishte e mrekullueshme, më tha: “Të dua, je i mrekullueshëm”,”- u shpreh Lottie.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X