Tuesday, September 16, 2025
spot_img

Me kallashnikov në shtëpi dhe dhunë ndaj familjes, arrestohen babë e bir në Krujë

- Advertisement -..

Një ngjarje e rëndë me rrezik për eskalim të mëtejshëm është parandaluar në kohë nga Policia e Krujës, e cila ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme pas një sinjalizimi për dhunë fizike dhe kërcënim me armë brenda një familjeje në lagjen “Derede”.

Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë ndërhyrë menjëherë në banesën e familjes dhe kanë arrestuar dy shtetas, babë e bir, E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç. Të dy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, ndërsa E. M. akuzohet gjithashtu për kanosje me armë zjarri.

Operacioni i koduar “On Time” çoi në sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov, dy krehra dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje në banesë. Policia bëri të ditur se ndërhyrja e shpejtë ka parandaluar një ngjarje të mundshme me pasoja më të rënda.

Të dy të arrestuarit janë vënë në dispozicion të drejtësisë, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore. Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X