Friday, December 6, 2024
spot_img

Me kë e ka Bora? Lumturia nuk lidhet vetëm me një partner…

- Advertisement -..

Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka qenë një ndër emrat më të përfolur së fundmi, pasi mendohet që ajo mund të jetë rikthyer me ish të dashurin e saj Donald Veshaj.
Bora, e cila ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” bashkë me autoren e “Për’Puthen” Olsa Muhamentin, ka folur pak për jetën e saj private.

Zemani u pyet nga Ori Nebiaj: “Bora je e lumtur ti?”
Ajo u shpreh se lumturia është shumë temë e gjatë, por sipas saj, nocioni i lumturisë nuk lidhet vetëm me një partner. Nuk e dimë nëse me këtë deklaratë Bora i është referuar Donaldit apo për ish-in tjetër, Vin Velin, me të cilin ajo ndan djalin e saj Arborin.
“Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës.”, u përgjigj Bora Zemani .
Ndërkohë gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, por moderatorja preferoi të mos flasë më tepër duke e kaluar gjithçka me të qeshur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X