Nora Istrefi “ka lënë pa fjalë” me pozat e fundit me bikini.
Këngëtarja nga Kosova duket tepër në formë teksa ka ndarë me ndjekësit disa foto me bikini të ndryshme. Siç duket këto foto janë realizuar gjatë pushimeve të fundit të artistes, të cilës duket se i mungojnë ato ditë relaksi.
“Më kthe pas në det”-shkruan Nora krahas fotove.
Nga ana profesionale ju kujtojmë që ky sezon i ri e ka gjetur Nora Istrefin në pozita më të ulëta se vitet e shkuara. Artistja ndër vite ka mbajtur postin e një ndër artisteve më të paguara. Nëse kohë më parë këngëtarja do të shkelte në një koncert live, do të paguhej 5 mijë euro. Por duket se me kalimin e viteve dhe mungesave e hiteve ka bërë që artistja ta ‘ulë piacën’ dhe sot të paguhet deri në 3 mijë euro në koncerte.