![](https://i0.wp.com/blogin.al/wp-content/uploads/2022/04/screenshot-2022-04-04-at-15.40.35.png?resize=696%2C896&ssl=1)
Fedez i ka habitur dhe prekur të gjithë ndjekësit me videot e fundit të publikuara në Instagram., reperi pranon se ka një problem shëndetësor
Reperi i njohur italian ka pranuar publikisht se vuan nga një sëmundje e rëndë. Me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhet, ai ka treguar se me këtë video në Instagram do çlirojë veten.
![](https://i0.wp.com/blogin.al/wp-content/uploads/2022/04/screenshot-2022-04-04-at-15.40.51.png?resize=696%2C867&ssl=1)
“E bëj këtë video me shpresën se do më bëjë edhe mua mirë. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, (edhe pse në kohën e duhur), që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet të marr, por nuk jam ende gati të flas për të.
Kur e zbulova këtë që kam, lexova historitë e të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”, ka thënë Fedez.