Sunday, December 8, 2024
spot_img

“Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë”/ Përlotet Monika Kryemadhi, rrëfen momentin më të vështirë të jetës

- Advertisement -..
"Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë"/

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj profesionale dhe private.

E ftuar në News24 Monika u emocionua teksa mori një videomesazh nga një mike nga Amerika, e cila i dedikoi deputetes disa fjalë shumë të ndjera, teksa e falënderoi edhe për miqësinë e mirë që ato kanë ndër vite.

Monika tha se Paula është një person që ka hyrë vonë në jetën e saj, por është ajo e cila në momentin më të vështirë e nxori deputeten nga gjendja e rëndë emocionale, në të cilën ndodhej. “Kam kaluar shumë momente të vështira në jetë, me shëndetin, me vajzën Borën kur mjekët na thanë se ka vetëm një javë jetë, pasi mishi i huaj në hundë që kishte iu rrit pas një sëmundjeje gripale dhe çoi në bllokimin e mushkërive. Moment tjetër ishte 26 prilli. Ndjeva neveri për Lulzim Bashën dhe dhimbje për të rinjtë. Nuk kisha me kë ta flisja, Iliri ishte i pari që do të më thoshte “ja si t’u shpërblye gjithë besimi dhe dashuria për Lulzim Bashën”, tha ajo. Mes lotëve rrëfeu se Paula e ka telefonuar shumë herë në orët e vona të 26 prillit, derisa kishte arritur të fliste me deputeten e cila refuzonte t’i përgjigjej kujtdo në telefon.

Ajo tregoi se Paula është një besimtare e jashtëzakonshme, “Më ka inkurajuar që të pranoja gabimet. ‘Gabimi nuk ishte se ti besove. Edhe Jezus Krishti besoi, por njeriu më i ngushtë e shiti te tradhtarët dhe mos harro që ringjallja vjen pas kësaj që ka ndodhur. Ndoshta për Shqipërinë ishte shumë shpejt për të patur një grua kryetare partie. Mos u dorëzo! Ke nevojë për të reflektuar. Ke nevojë për të pranuar gabimet e tua’”, kujtoi Monika disa nga fjalët e Paulës, e cila siç tha, i ka dhënë një motivim të jashtëzakonshëm.

Monika e cilësoi Paulën një mike të vërtetë dhe jo si shumë të tjerë, që siç u shpreh, e kanë përdorur atë dhe Ilirin në momentet e tyre më të mira, dhe më pas jo vetëm janë larguar por edhe kanë ngulur thika pas shpine.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X