Saturday, December 28, 2024
spot_img

“Më thonë mos hajde në shkollë”- Valbona Selimllari flet për raportin me fëmijët e saj dhe rrëfen historinë personale: Më erdhi ti vija duart në fyt

- Advertisement -..

Valbona Selimllari ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djemtë Kejn dhe Deni, si dhe një vajzë që e ka pagëzuar me emrin Vivien. Ish-missi ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private dhe një këtë e ka nënvizuar edhe vetë në intervista të ndryshme ku rrallë herë ka folur në lidhje me fëmijët e saj.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në një intervistë, ku foli edhe për fëmijët e saj. Valbona Selimllari u pyet nëse fëmijët e saj bëhen ndonjëherë xhelozë për të, dhe ish-missi tregoi se në fakt tre fëmijët e saj kanë komplekse dhe jo xhelozi, madje zbuloi se i kërkojnë që mos shkojë as në shkollën e tyre.

“Më thonë mos hajde në shkollë, do të thonë je çuni i Bonës. Shpesh herë kanë pasur siklet të thonë që jemi fëmijët e Valbonës. Nuk është xhelozi, se di kompleksin e tyre se kam kuptuar kurrë.”– tha ajo në emisionin “Ndryshe.”

Selimllari foli gjithashtu në lidhje me eksperiencën e saj të gjatë në televizion, ku rrëfeu provën e saj të parë së bashku me të motrën, para se të merrte pjesë në “Miss Shqipëria.”

 “Unë televizionin e kam dashur që fëmijë, unë vërtet kam qenë sportiste, por para se të fillonte Miss Albani unë kam shkuar në televizionin shqiptar së bashku me motrën time të madhe, dhe kemi bërë një provë për një emision për fëmijë. Kam dashur shumë tv, kam qenë 17 vjeç. Dhe nuk është se s’më pranuan…  Në atë kohë që thoshte ai “sa e shëmtuar je”– tregoi ajo.

Teksa po fliste për projektet e saj në televizion, Valbona veçoi disa programe ku ka ndihmuar familjet në nevojë. Aty ajo tregoi se është hasur shpesh me situata të pazakonta duke rrëfyer edhe një rast konkret që i kishte ndodhur personalisht.

 “Shkojmë në breg të lumit tek një nga ato familjet që po ndihmonim, edhe takova atë djalin. Dy fëmijë ia kishin marrë ata të “Shtëpisë së Fëmijës”, sepse ai i përdorte, kishte gjashtë fëmijë. I përdortë për të ardhura, për të lypur, ia kishin marrë. Unë shkoj atje dhe filloi të më ankoheshe, bënte sikur qante, donte të ma hidhte mua. Janë të paparë. Në një moment i thashë unë, “pse ti morën fëmijët, ku i çoje fëmijët ti.?” “Ne s’kemu bukë të hamë, nga halli i nxjerrim”, më tha dhe vjen ajo goca e sociales: “Dje ke marrë 1 milionë e x lekë”, dhe thotë ai vogli dhe më tha: “O Bona i prishi ky në bixhoz.” E di si më erdhi ti vija duart në fyt. Dhe i thashë, “ti s’je për baba.” – rrëfeu ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X