Tuesday, October 22, 2024
spot_img

“Media prestigjioze e kthen në meme performancën e Ronela Hajatit”

- Advertisement -..

Mediat i kanë dhënë jehonë performancës së artistes tonë Ronela Hajati shumë e kanë cilëauar si më të përfolura në këtë edicion.

Duket se jehona e mediave të huaja janë pak të hidhura.Pas ironive dhe batutave në mediave italiane, duket se Ronela nuk ka kaluar pa vëmendjen as në mediat angleze.

BBC i ka dedikuar një meme, një prej momenteve të kërcimit të artistes sonë. Është pikërisht momenti kur këngëtarja ngjitet mbi dy balerinët dhe rrotullon flokët. Moment ky i quajtur nga mediat italiane si ‘helikopteri’.

Por duket se për BBC ky është një tjetër moment. “Kur taksia vjen në 5 dhe ju ende duhet të thani flokët. Shqipëria, Eurovision”, ka shkruar BBC në Twitter duke shkaktuar shumë komente me këtë meme, ku kryesisht njerëzit e kanë marrë me sportivitet. Ndërkohë edhe mediat italiane e kanë ironizuar performancën e Shqipërisë në Eurosong.

“Reggaeton dhe folklori ballkanik: Dikush të na japi antidotin menjëherë… Nëse nuk mjafton ajo që keni parë live, shkoni gjejeni videon në YouTube:Një fantazi mesjetare si ‘Game of Thrones’ për të treguar një histori dashurie të fshehta, tradhti, seks dhe gjak. Zëri i fuqishëm, por jo gjithmonë i përqendruar! Ronela vendosi dorën në zonën intime gjatë performancës, që Eurovizioni e kishte censuruar në rrjetet sociale.

Gjithsesi artistja e realizoi performancën e saj”, shkruanin mediat italiane, duke pasur ‘ankesa’ edhe për zërin e artistes shqiptar. Nga ana tjetër edhe “Corriere della Sera” nuk është treguar shumë dashamirëse me përfaqësuesen tonë në Eurosong.

“Nderim për luftëtarët e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bishtin. Busti me efekt trapez me një dekolte dhe këmbë mjaft provokuese, si koreografia që shoqëroi performancën. Me siguri fillimi i mbrëmjes plot energji, ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”, thuhej në shkrim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X