Megan Fox është e hapur për lidhje të reja, pavarësisht se është fejuar me reperin Machine Gun Kelly. Aktorja biseksuale ka shprehu hapur dëshirën për ty lidhur me një vajzë.
Çifti janë bashkë prej vitesh dhe nuk e kanë fshehur asnjëherë stilin e jetës së tyre.
Në një postim së fundmi, Megan shfaqet brenda një makine, ndërsa kamerën e drejton në sediljen bosh.
Ajo shkroi: “Aktualisht kërkoj një të dashur. Ju lutemi dorëzoni aplikimet në DM.”
Si një nga femrat më të dëshiruara në botë nga meshkujt dhe femrat, përgjigjet ishin të menjëhershme. Nga yjet pornografike tek ndikuesit e mediave sociale, tek aktoret e tjera të filmave dhe televizioneve, dolën vullnetare për të aplikuar për pozicionin e hapur brenda zemrës së Megan Fox.
Por i fejuari Machine Gun Kelly nuk duket aq i emocionuar për këtë ide. Ai shkruan në komente: “Nuk besoj se keni kapacitetin e depozitimit për këtë kërkesë”.