Megi Pojani nuk i ka kursyer disa batuta ditën e sotme lidhur me raportin e saj me Beniada Nishanin.
Dy vajzat janë bashkë në rubrikën ‘He/She is on Top” në “E diell” si pjesë e jurisë, mirëpo sot Beniada mungonte për shkak të disa arsyejve personale. E pyetur nga moderatorja Argjira Spanca me humor se “çfarë i ka bërë Beniadës”, Megi tha:
“E km ngrënë, e fsheha dhe erdha këtu sot sepse nuk na duhen komentet e Beniadës. Në fakt, jam shumë e mërzitu që Beniada nuk do jetë dhe sot e kuptova se unë e dua Beniadën dhe e kam të nevojshme praninë e saj. ” -u shpreh Megi duke qeshur.
Kohët e fundit u përhapën me shpejtësi zërat se dy vajzat kanë një marrëdhënie të tensionuar. Ato janë të dyja pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top” ku u tha se janë përfshirë në disa mosmarrëveshje. Sipas zërave Beniada mendon se Megi është shumë e ftohtë dhe e injoron.