Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka shprehur publikisht dashurinë dhe vlerësimin e saj për një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj, përmes një urimi të përzemërt që ka ndarë me ndjekësit. Në postimin e saj, artistja ka shprehur fjalë të ngrohta për menaxherin e saj, Granit Muhaxherin, duke e përshkruar atë si dikë që luan një rol të veçantë dhe të pazëvendësueshëm në karrierën e saj.
“Gëzuar ditëlindjen njeriut më special,” ka shkruar Melinda, duke treguar publikisht vlerësimin e saj për të dhe për mbështetjen që ai i ofron në çdo hap të rrugës së saj artistike.