Nuk ka nevojë të zgjohesh në orën 5, të bësh joga mbi qilim e të pish smoothie për ta nisur ditën mirë. Në fakt, mëngjeset që na ndryshojnë ditën nuk janë ato që duken perfekte në Instagram por ato të voglat, të papërfektet, që fshehin momente të vërteta.
Një dritë që bie butë në perde. Një muzikë që të shoqëron teksa pi kafen. Një mesazh nga dikush që të kujton që të ka menduar. Apo thjesht pesë minuta në heshtje, pa njeri që kërkon asgjë nga ti.
Në një botë që nis të bërtasë sapo hapim sytë, mëngjesi është mundësia jonë për të zgjedhur se me çfarë do t’i përgjigjemi botës.
5 këshilla të vogla që e ndryshojnë mëngjesin dhe gjithë ditën tënde:
1.Mos kap telefonin si gjënë e parë.
Lëre botën të presë pak. Jepi trurit tënd hapësirën për të marrë frymë.
2.Zgjidh një rutinë që të jep paqe, jo presion.
Nuk ka rëndësi nëse bën palestër apo thjesht pi ujë dhe shtriqesh pak. Rëndësi ka që e bën për veten.
3.Thuaji vetes një fjali të mirë.
Jo “duhet të bëj këtë e atë”, por “do e bëj më të mirën që mundem sot”.
4.Krijo një moment për diçka që do.
Një këngë që e do. Një faqe nga një libër. Një aromë që të kujton dikë.
5.Mos krahaso mëngjesin tënd me atë të askujt tjetër.
Nëse sot vetëm arrite të zgjohesh dhe të jesh mirë, është mjaftueshëm.