Friday, December 27, 2024
spot_img

Mënyrat si stresi ndikon në flokët tuaj dhe problemet që ju shkakton

- Advertisement -..

Ritmet kërkuese të jetës, lodhja dhe faktorë të ndryshëm psikologjikë – me të cilët përballemi të gjithë – janë vetëm disa nga gjërat që na shkaktojnë stres intensiv çdo ditë, duke gërryer cilësinë e jetës sonë. Dhe, sigurisht, të gjithë jemi në gjendje të dimë se ndikimi i sa më sipër reflektohet në shpirtin, trupin, lëkurën dhe madje edhe flokët tanë.

Por le të shohim se cilat shenja duhet të marrim seriozisht:

Rënia e flokeve

“Stresi mund të shkaktojë rënie të papritur të flokëve duke përmbysur fazën e rritjes së gjëndrës së flokëve, e cila kalon nga një fazë aktive në një fazë pushimi”, shpjegon Dr. Hafeez. “Kur folikuli hyn para kohe në fazën e pushimit, ai qëndron i tillë për rreth tre muaj, pas së cilës kohë do të ketë humbur një sasi e madhe qimesh”.

Në të vërtetë, efekti më i zakonshëm i stresit në flokët tanë është rënia e flokëve. Kur dikush përjeton një stres, reagimi i trupit ndaj tij shkakton një gjendje të quajtur humbje e flokëve telogjene, e cila rezulton në rënien e një sasie të konsiderueshme të flokëve. Flokët zakonisht rriten përsëri në gjashtë deri në nëntë muaj.

Flokë gri

Sipas studimeve, stresi gjithashtu mund të rrisë prodhimin e radikaleve të lira, të cilat mund të dëmtojnë qelizat që prodhojnë melaninë në folikulat e flokëve, duke çuar në humbjen e ngjyrës dhe thinja të parakohshme.

Flokë të thatë dhe të dëmtuar

Stresi mund të kontribuojë në zvogëlimin e prodhimit të sebumit – vaji natyral që hidraton dhe mbron flokët. Dhe kur nuk ka mjaft sebum, flokët priren të thahen, të dëmtohen dhe të priren për t’u këptur.

Probleme me lëkurën e kokës

Zbokthi, kruajtjet dhe inflamacionet janë vetëm disa nga gjendjet e kokës që priren të shfaqen më shumë kur jemi të stresuar. Kjo ndodh sepse stresi mund të dobësojë sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë për trupin të luftojë infeksionet.

Nëse keni vënë re ndonjë nga shenjat e mësipërme, është koha të filloni të mendoni për mënyrat se si të dekompresoni nga situata që po përjetoni dhe të largoni stresin, duke mbrojtur shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Me qetësinë dhe menaxhimin e stresit, flokët tuaj do të bëhen sërish të pasur dhe të shëndetshëm.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X