Ish-banori i “BBVIP”, Meridian Ramçaj ka komentuar së fundmi krisjen e miqësisë së ngushtë të Ilir Shaqirit dhe Sabianit, ku ky i fundit nuk ishte u pranishëm as në dasmën e balerinit dhe pse u tha se këngëtari ishte i pari që e kishte marrë ftesën.
I ftuar në “Fitstation”, Meridiani është pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit, duke ironizuar Sabianin, ai u shpreh se çfarëdolloj gjëje që të ndodhte, vëllait të tij do i shkonte në dasmë.
“Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë.”- tha ish-banori.
Ramçaj gjithashtu foli dhe për konfliktin mes Ilirit dhe Tan Bramës në rrjetet sociale ku duket se thumboi koreografin teksa tha se nuk ka nevojë për fituesin e “BBVIP”.
“Çe do Tani Ilirin, ai ka 4.5 milionë ndjekës në Instagram.”- u shpreh Meridiani.