Thursday, May 16, 2024
spot_img

Merkato në mes të sezonit! Arbana Osmani ndryshon logo, ja ku televizion do e shihni!

- Advertisement -..

Qëkur Arbana Osmani mbeti jashtë “Big Brother”, të shumta kanë qenë teoritë rreth së ardhmes së saj në televizion. Prej kohësh, Arbana i është përkushuar biznesit të saj, duke u shkëputur hë për hë nga ekrani.



Por duket se shumë shpejt, do ta shohim në televizion, vetëm se këtë herë nën një logo tjetër. Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndërsa nuk dihen detajet e projektit. Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi. Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”?



Teksa Ledioni u rikthye në ekran dhe Arbana u konfirmua se nuk do të ishte më pjesë e spektaklit, Big Brother, kanë nisur të dalin në sipërfaqe edhe inatet e vjetra me koleget. Dikur kolege nën një logo, duket se dy vajzat paskan pasur disa inate, që ne nuk i kemi ditur. Ishte Luana ajo që postoi e para një foto ku shkruajti: “Karma e ka merituar një gëzuar”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X