Friday, November 1, 2024
spot_img

Kriset miqësia mes Isli Islamit dhe Ori Nebiajt? Detaji që i futi të gjithë në dyshime

- Advertisement -..

Moderatorja Ori Nebijaj festoi ditëlindjen. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është një detaj në rrjetet sociale.

Instagrami i moderatores ka qenë i mbushur me urime nga miqtë dhe kolegët e saj, mirpo ra në sy mungesa e një urimi nga bashkë-prezantuesi i “Wake Up”, Isli Islami. Ky i fundit ka vendosur të mos e urojë publikisht moderatoren, megjithatë nuk dihet nëse ajo ka marrë një urim privat nga Isli.

Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë një nga dyshet më të diskutuar të televizionit, për shkak të kimisë që kanë shfaqur që në fillim bashkë. Në shumë raste është dyshuar për një raport më shumë se miqësor mes tyre dhe shpesh fansat janë shprehur të bindur se ata janë të lidhur bashkë.

Edhe pse dyshja nuk i kanë konfirmuar kurrë këto zëra, dyshimet kanë vazhduar gjithmonë. Madje një situatë e pazakontë ka ndodhur në emisionin e tyre “Wake Up”, ku dyshja realizonte një lojë me telefonata me teleshikuesit. Dhe një telefonuese iu tha atyre: “Jeni çfiti më i këndshëm televiziv”.

Por cili ishte reagimi i tyre? “Shyqyr që e specifikove, ‘televiziv’”- tha Isli, teksa Ori shtoi “E pra, ashtu jemi”, duke dashur ta mbyllë këtë temë. Duket se iu është thënë aq shumë që janë çift saqë kur dikush i konsideruan si kolegë iu bën përshtypje.

Pak kohë më parë, Ori tha në një intervistë se ajo dhe Isli janë thjesht miq shumë të mirë. Ndonëse pranoi se me Islin ka vërtetë shumë kimi, shtoi se nuk ka asgjë më shumë përtej miqësisë së tyre.

“Ne kemi shumë kimi, por jemi miq të mirë asgjë më shumë. E dimë që shumë do të donin të na shihnin bashkë dhe si çift, por jo. Ne kemi një kimi shumë të mirë si kolegë që jemi dhe duhet ta dini që kjo është shumë e rrallë mes kolegësh”, tha Ori asokohe.

Megjithatë, ajo pranoi se është ‘single’ dhe u shpreh ‘shumë në rregull’ me këtë gjë. Nga ana tjetër, edhe moderatori është beqar. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X