Saturday, November 23, 2024
spot_img

Merret vendimi/ Pas akuzave të rënda nga nipi i tij për inçest, Ricky Martin shpallet…

- Advertisement -..

Çështja u mbyll. Urdhri i mbrojtjes së nipit 21-vjeçar kundër Ricky Martin është hedhur poshtë pas akuzave për inçest.

Avokatët e Martin, deklaruan se gjykata në Porto Riko nuk e zgjati urdhrin e përkohshëm të mbrojtjes së Dennis Yadiel Sanchez ashtu siç e kishin “parashikuar”.

“Akuzuesi i konfirmoi gjykatës se vendimi i tij për të mbyllur çështjen ishte vetëm i tij, pa ndonjë ndikim apo presion të jashtëm, dhe akuzuesi konfirmoi se ishte i kënaqur me përfaqësimin e tij ligjor në këtë çështje”, -thanë avokatët Joaquín Monserrate Matienzo, Carmelo Dávila dhe Harry dhe Massanet Pastrana në një deklaratë të përbashkët.

“Kërkesa ka ardhur nga akuzuesi duke kërkuar pushimin e çështjes. Ky nuk ishte kurrë asgjë më shumë se një individ i trazuar që bën akuza të rreme, absolutisht asgjë për t’i vërtetuar ato.”

Avokatët përfunduan: “Ne jemi të kënaqur që klienti ynë pa drejtësinë dhe tani mund të ecë përpara me jetën dhe karrierën e tij.”

Në fillim të këtij muaji, Martin u ‘godit’ me një urdhër ndalimi lidhur me dhunën në familje , por identiteti i akuzuesit të tij nuk dihej në atë kohë.

Raportet fillestare thanë se viktima e supozuar pretendonte se ai dhe këngëtari i “She Bangs” ishin në lidhje për shtatë muaj, por pasi u ndanë dy muaj më parë, superylli dyshohet se nuk e pranoi ndarjen dhe u pa në shtëpinë e akuzuesit të paktën tre herë.

Përfaqësuesit e Martin i mohuan menjëherë pretendimet, duke deklaruar në atë kohë se Ricky  i cili është i martuar me artistin Jwan Yosef që nga viti 2017, do të “shfajësohej plotësisht”.

Më pas, më 13 korrik, një deklaratë ‘bombë’ u hodh kur vëllai i Martinit, Eric Martin, zbuloi se ishte nipi i tij i cili qëndronte pas akuzave, duke i ngritur akuzat në një krim inçesti, i cili ka një dënim me 50 vjet burg.

Marty Singer, një tjetër nga avokatët e Ricky-t, tha  për Page Six në atë kohë, “Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij. Akuzat janë jo vetëm të pavërteta, por edhe të neveritshme.”

Më pas avokati përfundoi: “Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë kaq urgjente. Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të mbyllet sapo një gjykatës të shikojë faktet.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X