Moda e Met Gala është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjeve ekscentrike në tapetin e kuq, por pas pamjeve spektakolare, fshihet edhe natyra bamirëse e mbrëmjes.
Eventi u zhvillua mbrëmjen e së hënës, më 5 maj, në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, dhe kishte mjaft personazhe të famshëm që tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e veshjeve që bënë.
Eventi nuk është vetëm një sfilatë mode, por karakterizohet edhe nga natyra e tij bamirëse, dhe këtë vit mblodhi më shumë para se çdo vit tjetër në historinë pothuajse 80-vjeçare të institucionit. Njëkohësisht, është edhe hapja zyrtare për ekspozitat e reja të Institutit të Kostumeve, me ekspozitën e këtij viti të titulluar “Superfine: Tailoring Black Style” dhe që përqendrohet në historinë dhe kulturën e Dadaizmit të zi. Tema e mbrëmjes titullohej “E përshtatur për ty”, një direktivë qëllimisht e paqartë që shumica e të ftuarve e interpretuan me kostume të të gjitha llojeve: ngjyra pastel, vija të holla, kostume ose funde. Stili mori hov me aksesorë si kapelë, syze dhe bizhuteri.
Mes dhjetëra fytyrave që ecën në tapetin e kuq, spikati Rihanna, e cila zbuloi shtatzëninë e saj të tretë përmes kësaj paraqitjeje, si dhe Nicole Kidman, e cila u shfaq me flokët e prera shkurt . Kim Kardashian do të mbetet e paharrueshme pwr veshjen që veshi, ashtu si edhe Zendaya dhe Anna Savage , të cilat u shfaqën me një kostum të bardhë pothuajse identik.
Rihanna vodhi shfaqjen në tapetin e kuq, duke u shfaqur me një bark të fryrë që tërhoqi blicat e fotografëve. Këngëtarja zbuloi në mënyrën më të bukur se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, përmes paraqitjes së saj në Met Gala të këtij viti.











