Banori i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba do të bëhet baba për herë të parë. Ai u suprizua nga partnerja e tij në shtëpi, e cila i tregoi se ishte në pritje të ëmbël.
Partnerja e ish-konkurrentit të Për’Puthen qëndron në një dhomë mbushur me tollumbace ngjyrë rozë dhe blu.
“Besoj e di arsyen pse janë tullumbacet, se kuptohet. Kam një beb të vogël këtu brenda”, iu drejtua partnerja e tij.
“S’po marr vesh nga ngjyrat”, u shpreh Mevlan Shaba, referuar gjinisë së foshnjës.
Por partnerja e sqaroi: “Nuk është gjinia”.
Por, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar ish e dashura e tij, Livia Brunga, e cila shprehet se përpara se të hynte në BBVK, Mevlani e kishte telefonuar duke i thënë “të dua”.
Madje sipas saj, ai i kishte shuar tek banesa, por siç thekson Livia, “shyqyr që nuk e lejova që të më prekte”.
“Mirëmbrëma, unë dua t’i bëj urimet e mia më të sinqerta një njeriut që do të bëhet baba, që natën që do hynte akoma më thërriste më thonte që më donte, shyqyr që kur erdhi te shtëpia nuk e lejova që të më prekte. Urime”, shprehet ajo.