Monday, December 9, 2024
spot_img

Mevlan Shaba rrëfen periudhën e rëndë me depresionin: Kisha humbur edhe shpresat për jetë…

- Advertisement -..

Mevlan Shaba ka treguar për një histori që i kishte ndodhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.

Ai thotë se pas gjashtë muajsh e ka kapur një periudhë ankthi e depresioni që ka qenë shumë e vështirë për të.

Konkurrenti thekson se ka pasur simptoma të ndryshme saqë i humbi shpresat për jetë.

“Pas ndarjes e kam përjetuar keq dhe pas një kohe, gjashtë shtatë muaj më ka kapur kjo periudha e ankthit depresionit, që ka qenë një periudhë shumë shumë shumë e vështirë, që unë me thënë të drejtën se kisha përjetuar kurrë”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Kam pasur simptoma të ndryshme, kisha humbur edhe shpresat e jetës që nuk do të bëhesha kurrë njeri, isha një lloj që nuk e kisha imagjinuar kurrë nga sot nesër. S’kisha fuqi as me ec, të dukej çdo gjë kot. Nuk doja të shihja asnjë njeri”.

“Se isha i lidhur atë kohë me dikë tjetër, por që nuk isha i dashuruar sepse isha akoma i dashuruar me dikë tjetër dhe ai person më ka ndenjur aq shumë afër atë periudhë, kudo që të jetë ishalla Zoti i dhëntë të gjitha të mirat se s’është më me mua sigurisht. Nuk harroj atë personin që më ka ndenjur afër”, shtoi mes tjerash Shaba.

Mevlani ka qenë i njohur për disa lidhje dashurie me emra të njohur të shoubizit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X