Saturday, July 27, 2024
spot_img

Mike Tyson humb durimin, qëllon me grushta fansin e tij në avion

- Advertisement -..

Boksieri i njohur, Mike Tyson është përfshirë në një incident që është bërë viral në rrjetet sociale.

Pamjet e publikuara të mërkurën tregojnë Tyson teksa është duke goditur vazhdimisht një person në avion. Buime për TMZ bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 e pasdites kur boksieri kishte planifikuar të udhëtonte nga Aeuroporti i San Francikos në Florida. Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se ai dhe miku i tij ndodheshin në të njëtën fluturim që ishte legjenda e boksit.

Ndër të tjera ai dëshmon se Mike bëri një foto me fansin dhe ka qenë në tentativë për të folur me të. Boksieri është ndier i bezdisur dhe më pas situata ka agravuar duke bërë që Mike të gjuante me grushta drejt fansit të tij. Dëshmitari shton se Majk doli nga avioni vetëm disa sekonda më vonë.

Në pamjet filmike shihet djali i gjakosur dhe sipas burimeve për TMZ ai ka marrë ndihmën mjekësore. Djali ka bërë një kallzim në polici, por nuk ka ende një reagim nga ata. Për ngjarjen e ndodhur nuk ka folur as edhe linja ajërore, JetBlue.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X