Friday, December 27, 2024
spot_img

Mikela Pupa zbulon momentin e vështirë në program: Kam menduar të largohem kur Ana…

- Advertisement -..

Mikela Pupa është një ndër ish-konkurrentet e “Për’puthen” e cila doli çift me Erion Kukajn. Ajo ka folur së fundmi rreth marrëdhënies së tyre pas largimit nga programi dhe i është kundërpërgjigjur të gjithë skeptikëve për lidhjen e tyre.

Mikela ishte e ftuar në një intervistë ku tregoi se deri tani raporti mes saj dhe Erionit po shkon mjaft mirë duke kaluar edhe stresin e “jetës së re.” Megjithëse nuk kalon gjithë kohën e saj me Erionin, Mikela shprehu se për të nuk është aspak problem pasi sa herë që e merr malli udhëton drejt Kosovës për të takuar të dashurin e saj.

“Mirë, është pak stresi i kësaj jetës që të vëmë jetën tonë në vijë, ti rikthehemi jetës normale. E kisha imagjinuar të tillë sepse e dija punën e Erjonit dhe punën që kishte në Kosovë. Dhe që kur u deklarua më tha që ka shumë punë në Kosovë, por nuk e kam problem.”- tha ajo në “Natë me Aulonën.”

E pyetur për momentin më të vështirë që ka pasur në program, Mikela veçoi hyrjen e konkurrentes Ana Lleshi. Ajo tregoi se ky ka qenë një nga momentet kur ka menduar që të largohet nga programi, pasi pa afrimitetin e saj me Erionin.

“Kam menduar të largohem kur hyri një vajzë që Erjoni iu përkushtua pak më shumë seç duhej. Dhe në atë moment thashë të largohem, pëlqim nuk kisha për djemtë e tjerë. Ishte kur ka hyrë Ana në mos gaboj që kam pasur edhe atë momentin e shuplakës dhe që kam menduar seriozisht largimin. Edhe ia kam thënë edhe produksionit këtë gjë.”- rrëfeu Mikela.

Duke folur për skeptikët e lidhjes së saj ajo rikonfirmoi se është shumë mirë me Erionin. Mikela përmendi gjithashtu deklaratën që një tjetër ish-konkurrent, Bledi Beqiri, bëri për atë dhe Erionin ku shprehu se “janë dashnorë të mirë por kurrë bashkë.”

“Nuk u vë faj që dyshojnë sepse është një program që e tillë ka qenë rrjedha, normal që do kenë aludime, Por ne jemi shumë ok. Kishte thënë që janë dashnorë të mirë por nuk janë kurrë bashkë. Unë besoj që në asnjë çift nëse nuk janë dashnorë të mirë nuk  funksionon. Por jemi nashkë Bledi, jemi dhe dashnorë të mirë, jemi dhe bashkë.”– tha Mikela.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X