Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Aristela Leka është bërë nënë për herë të parë, ndërsa së fundmi ka zbuluar edhe portretin e partnerit të saj, të cilin e ka mbajtur gjithmonë larg mediave.
Ajo publikoi një foto në Instastory të bashkëshortit dhe djalit të saj.
“Bëmë baba të të ngjaj”- shkruan Aristela krahas fotos.
Artistela është bërë nënë e një djali të cilin e ka pagëzuar me emrin Kais. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet disa InstaStory ku shfaqej në marternitet dhe ka ripostuar të gjitha urimet e miqve të saj.
Leka mori pjesë në emisionin për të gjetur dashurinë por përfundoi duke dalë e vetme jashtë saj.