Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një bisedë mes Gjestit, Egli-t dhe Gertës ndezi atmosferën, duke sjellë një moment argëtues i cili zbuloi dhe disa të vërteta befasuese për banorët dhe shikuesit.
Gerta nisi të ngacmojë Eglin për afrimitetin e fundit mes Gjestit dhe Loredanës, gjë që e vuri Gjestin në siklet. Ai reagoi i habitur, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me Loredanën dhe se i duket një përpjekje e kotë për të bërë Eglin xheloze.
Mes ironive dhe të qeshurave, Egli lëshoi një deklaratë me kunja, duke thënë:
Mjafton që mua të mos më mungojë asgjë dhe të kesh takat kur të vish në shtëpi, pastaj bëj çfarë të duash.”
Gerta nuk humbi rastin për ta ngacmuar edhe më tej:
“Gjatë ditës tako kë të duash.”
Ndërsa Gjesti, i kapur mes këtyre batutave, qeshi dhe shtoi:
“Po, më thotë të bëj çfarë të dua.”