Friday, September 20, 2024
spot_img

Mjeku i revoltuar ndaj Ronela Hajatit?! Ja si shprehet ai..

- Advertisement -..

Mbrëmë Shqipëria e përfaqëauar nga Ronela Hajati nuk arriti të kualifikohej për në finale e madhe të Eurovisionit që po mbahet në Torino, Itali.

Artistja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj, gjë që u vu re dhe nga bohorimat e forta të publikut në festival të cilën e përkrahën shumë Ronelën. Skualifikimi i Shqipërisë solli një uragan komentesh negative, të zhgënjyer, fansat kanë shprehur se kjo ishte një padrejtësi.

Përveç komenteve përkrahëse për Ronelën ka pasur dhe një pjesë nga ata të cilët mendojnë se vendimi i tyre ka qenë i drejtë pasi artistja nuk ka pasur një këngë të përshtatshme apo një performancë të denjë.

Një nga këta ka qenë mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me kuptimin e këngës dhe performancën në festival.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook mjeku shpreh se performanca ishte një degradim në jetën artistike pasi përvec pasthirrmave ishin dhe gjestikulacionet erotike të kërcimit. Ai ka shtuar se kjo gjë ka sjellë dëmtimin e gjithçkaje, si në politikë, rinisë, muzikës apo dijëmarrjes.

Postimi i mjekut:

“11.05.2022…Mirmëngjes e ditë të mbarë miq, të afërm, dashamirës e bashkëatdhetarë….A mundet ndokush të më sqarojë, se çfarë “Sekreti” fshehu në Eurovizion këngëtarja Ronela Hajati….Degradimi i shumshkaje në jetën tonë artistike kulmoj mbrëmë me këtë përfaqsim, ku përpos pasthirmave ishin edhe gjestikulacionet erotike të kërcimit, ato që krijonin jo pak “ndotje akustike” dhe “pullëkuqëzime pamore”….

Dritëro Agolli i madh, thelbin e degradimin e shumplanshëm të shoqërisë sonë Demon-kratike, e gjente të zëvëndësimi i MERITOKRACISË me SHKËRDHATOKRACINË….”KANABIZIM” i gjithshkaje: i politikës, i ekonomisë, i rinisë, i muzikës, i dijedhënies dhe i dijemarrjes, i mjaft emisioneve televizive dhe mbi të gjitha ERRËSIMI TYMOR KANABISOR i vetë ardhmërisë sonë….

Shumë e tristë për të gjithë ne, dhe shumë inkurajuese për braktisjen e vëndit drejt thejqafjes emigratore sidomos nga të rinjtë…. Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!!!”-shkroi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X