Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen e saj. Gjatë ditës së sotme ajo ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me situatën aktuale në Amerikë.
ShBA-ja kohëve të fundit po përballet me mungesë të një produkti që njihet si “Baby Formula”. Ky produkt është ushqim i prodhuar dhe tregtuar për ushqyerjen e foshnjave, sidomos atyre nën 12 muaj. Ai kryesisht gjendet në ambalazh shishe ose kavanoz në formën e pluhurit ose lëngut.
Emina për këtë mungesë në vendin ku jeton ka reaguar e rervoltuar në Instagramin e saj. Ndër të tjera, në storin e postuar Emina fajson presidentin aktual të Amerikës Joe Biden, duke shprehur edhe jopëlqimin e saj për të.
“Ndihem keq nga stomaku. Kjo është Amerika me një president që unë as nuk e votova. Faleminderit ju që e votuat, shijojeni presidentin tuaj,”- shkruan Cunmulaj.
Ndërkohë revolta e modeles shkon përtej Joe Biden. Ajo i ka dy fjalë edhe për miliarderin Bill Gates duke ironizuar investimet e tij mbi prodhimin e Baby Formula.
“Dhe pse po investon Bill Gates në prodhimin e Baby Formula,”-përfundon “revoltën” e saj Emina.
Më një reagim të tillë Emina Cunmulaj tregoi qartë se cilin nga presidentët mbështeste në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Kjo tregon se vota e saj shkoi për rivalin e Biden-it, Donald Trump-in . Ju kujtojmë që me ish-presidentin e Amerikës, Emina ka pasur rastin të takohej edhe personalisht.