Monday, June 24, 2024
spot_img

Modelja ruse bën lëvizjen e papritur ndaj Noizyt për “hakmarrje” ndaj Don Xhonit

- Advertisement -..

Dihet tashmë se modelja ruse, Ariana Lirey dhe reperi nga Kosova, Don Xhoni, i dhanë fund lidhjes së tyre pak kohë më parë duke postuar kunja të ndryshme ndaj njëri-tjetrit në Instagram.

Dyshja, që u bënë bujë për një kohë në rrjetet sociale, me anë të këtyre postimeve zbuluan se i kanë ndarë rrugët përfundimisht.

Ylli nga Rusia në një story në Instagram e akuzoi artistin shqiptar se ka qenë më shumë i fokusuar tek makinat e femrat e tjera, duke mos i kushtuar vëmëndje modeles dhe krijimit të një familjeje me të.

Don Xhoni dhe Ariana janë takuar muaj më parë në Dubai, ku kaluan disa ditë pushimesh dhe nisën lidhjen së bashku.

Modelja shfaqej shumë e dhënë ndaj këngëtarit, aq sa kishte bërë tatuazh në krahun e saj portretin e reperit.

Ditën e sotme, modelja ka bërë follow në rrjetin social Instagram Noizy-n, me të cilin dihet tashmë rivaliteti që ka Don Xhoni në fushën e muzikës.

Ariana i ka bërë follow reperit, ndërsa shohim që Noizy nuk e ndjek atë ende.

Janë të shumta diss-et mes Noizyt dhe Don Xhonit.

Don Xhoni ka thënë se Noizy dhe reperë të tjerë nuk e kanë mbështetur dhe se muzika e tyre nuk është aspak cilësore.

Por a po vuan modelja pas ndarjes me reperin? Nuk e dimë ende nëse Ariana e simpatizon Noizyn, apo kjo është një hakmarrje ndaj ish-të dashurit.

Pse u bë ky veprim pikërisht pas ndarjes me reperin dhe a është ky një ngacmim për Don Xhonin?

Gjithsesi, duket haptazi se reperi nuk e vret më mendjen për modelen duke vërtetuar kështu se interesit ndaj saj i ka ardhur fundi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X