Saturday, July 27, 2024
spot_img

Modelja shqiptare zbulon lajmin e ëmbël, do bëhet nënë për herë të parë!

- Advertisement -..

Modelja e njohur Lorena Haliti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ajo ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit në Instagram teksa publikoi foto krah bashkëshortit, ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Në mbishkrimin e fotove, modelja shqiptare vendosi emojin e një foshnje. Çifti janë të martuar zyrtarisht, ndërsa në verën e 2023-isht do të bëjmë dasmën.

Lorena Haliti bëri publike lidhjen me shqiptarin në rrjetet sociale në shtator të vitit 2020.

“Të jesh në një lidhje me një shkencëtar është argëtuese”, shkoi ajo krahas një foto me partnerin në Instagram në atë periudhë.

Ndërkohë në një intervistë në vitin 2019 në “E diell”, modelja deklaroi se e donte bashkëshortin shqiptar.

 “Ti je një vajzë që po jeton në Amerikë, të dashurin ose burrin si e do? E do të huaj apo shqiptar?”, e pyeti gazetari në atë kohë.

“Shqiptar tërësisht!”, u përgjigj ajo, kur u pyet sërish: “Po a je e përgatitur për të pasur një burrë shqiptar, i di traditat?”.

“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di t’i laj. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, iu përgjigj ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X