Thursday, March 20, 2025
spot_img

Modelja trondit  me deklaratën:“Kam bërë një party private me 3 futbollist,njeri më çoi në…

- Advertisement -..

Shirley Arica është një nga modelet më të famshme në Peru  dhe së fundmi, e ftuar në emisionin “Truth or Dare”  ajo dha një deklaratë e cila shkaktoi panik në komunitetin e futbollit të vendit.

Modelja zbuloi se ishte në një festë private me futbollistët peruan Cristian Cueva  (ish-lojtar i Rayo Vallecano),  Luis Advincula  (Boca Juniors) dhe Yoshimar Jotun, i cili luan për Sporting Cristal.

“Aty mund të ndodhte çdo gjë, ishte një festë e lirë me shumë alkool dhe shumë kërcim”, tha modelja 35-vjeçare, ndërsa vijoi të përshkruajë mënyrën sesi tre futbollistët iu afruan.

“Personi i parë që më afroi ishte Cueva. Ishte i kujdesshëm dhe zotëri, donte të më dehte, por e humbi kohën kot, se nuk dehem kollaj. Pastaj kërcyem dhe e vërteta është se ai kërcen bukur. Jotuni, natyrisht, ishte më i pashëm dhe më interesant, por ai nuk më kushtoi vëmendje. Pastaj Cueva më çoi në banjë, u puthëm, fillova ta shihja atë më të pashëm. Nuk e di nëse fajin e ka pasur alkooli, por e shijova”.

Shirley ka pohuar se në festë ka pasur shkëmbime partnerësh, ndërsa nuk ka përmendur asnjë “skenë” me Advincula, ndonëse më pas e pyetur nëse ka qenë në festë me këta tre lojtarë, ajo është përgjigjur po.

Cili ka qenë reagimi i parë i tre futbollistëve emrat e të cilëve u përmend nga Arica? Ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë, por thjesht kanë çaktivizuar komentet në postimet e tyre në Instagram.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X