Moderatorja Fatma Haxhialiu, ka zbuluar në rrjetet sociale se është në pritje të ëmbël e së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.
Fatma ka ndalë lajmin me ndjekësit e saj teksa ka postuar videon nga momenti kur i kishte treguar djalit të saj Kian, që së shpejti do të jetë vëlla i madh.
Përmes një torte të veçantë, ajo i kërkon djalit të zbulojë se çfarë fshihet brenda. Kian fillon të tërheq një letër dhe aty zbulon nga brenda tortës disa imazhe nga ekografia.
“E dija…”– thotë ai i emocionuar, ndërsa më pas, i përlotur ka përqafuar të ëmën.