Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e “Gjenit të vogël”. Si çdo finale, patjetër që mbrëmja ka qenë e mbushur me emocione, por përballë fëmijëve ato dyfishohen.
Ka qenë vetë moderatorja e para, Jonida Vokshi e cila nuk i përmbajti dot lotët, teksa bënte një rezyme të gjithçkaje që kishte ndodhur në 16 javë rrugëtim. Mjaft e lidhur dhe e afeksionuar pas fëmijëve, duket se ndarja nuk do tëishte aspak e lehtë për moderatoren, që shkëlqeu së bashku më ta në këtë edicion të “Gjeniu i Vogël”.
“Mezi pres të fillojë kjo natë e të ndjek me radhë sfidat, por mund t’ju them se jam qe tani shumë e emocinuar dhe më duhet t’iu them se do të më marrë shumë malli për ju…” – kanë qënë këto fjalët e Jonida Vokshit në hapje të spektaklit, të cilat kanë përlotur më pas moderatoren e njohur.