Argjira Spanca është nga vajzat me shumë stil të ekranit shqiptar, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, aty ku shfaqet gjjthmonë e kuruar dhe me këshilla për vajzat.
Por së fundmi ajo ka vendosur që të japë një mesazh të rëndësishëm duke zbuluar njëkohësisht problemet e shëndetit, me të cilat po përballet, e të cilas sipas saj kanë ardhur nga neglizhenca e saj.
“Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin. Kam pasur një problem me mushkërit për disa muaj rresht. Kisha probleme me frymëmarrjen dhe netë kur zgjohesha pa frymë fare. Jam marrë pafund me analiza gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes”, tregoi Argjira.
Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na intereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdeuni për veten sa të mos jetë vonë”, shtoi moderatorja.