Vazhdojmë me episodin e ri të “Më lër të flas (për Borën)”. Duket se Donaldit i vjen natyrshëm të flas për ish-të dashurën, siç i vjen natyrshëm edhe të këndojë këngën e Semi Jaupajt.
‘Gojët e liga’ do thonë se ai thjesht po këndon këngën e tij sepse “Mos u kthe” është rreth historisë së tij dhe Borës. Gjatë një skeçi mbrëmjen e sotme ata po flisnin rreth “Dubai Porta Potty”. Dhe në një moment Romeo tha “Mos u kthe” gjë që Donaldi e vijoi duke kënduar vargjet e Semit: “Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret”.
Momenti u kaloi pa koment nga i vëllai që vazhdoi me numrin e humorit.
Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit.
Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.
Më pas Semi solli përmes muzikës historinë Bora-Donald. Kënga “Mos u kthe” është dukshëm një referencë për historinë e dashurisë së tyre. Vetëm pak javë pasi Donaldi u lidh me Beatrix, Semi lançoi një këngë ku i këndon një çifti të ndarë, në një dhomë që duket sikur imiton muret e “Big Brother VIP” dhe mbi të gjitha vendosi një foto të ngjashme me puthjen e Gustav Klimt.
Semi thotë se gjëra nuk janë njësoj, por kjo nuk përjashton mundësinë që Bora dhe Donaldi të rikthehen bashkë. Po ashtu ka zëra që thonë se edhe kënga e saj e re do jetë dedikim për historinë e tyre.