Saturday, July 27, 2024
spot_img

Monika Lubonja ironizon nga pushimet: Dhe ky shkëmbi është më i butë se zemra e…

- Advertisement -..

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka nisur pushimet në jug të vendit prej nga ku nuk i ka kursyer thumbimet.

Ajo ka ndarë në Instagram disa foto duke u shfaqur shumë seksi, e veshur me rrobabanjo. Edhe një herë aktorja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format e saj. Mirëpo, ai që ka nxitur më shumë reagime është mbishkrimi i fotos i cili duket si thumb për dikë. “Dhe ky shkëmbi është më i butë se zemra e…”, ka shkruar aktorja. Nuk dihet se me kë e ka konkretisht Monika, por ndjekësve i ka shkuar mendja menjëherë te Iliri, pasi siç dihet që nga periudha e “Big Brother VIP” mes tyre ka pasur shumë ngacmime.

Pak ditë më parë, ajo dhe Antonela Berisha postuan një video në ‘InstaStory’ duke bërë ironi dhe batuta me njëra-tjetrën për dasmën e përfolur të Ilirit. Dhe pse nuk përmendën ndonjë emër, ishte vetë Antonela ajo e cila e la të nënkuptohej kjo teksa e quan balerinin “Gjino”.

“Kam  një problem shumë të madh. Është apo nuk është e vërtetë…”- e nisi Monika ironinë që u pasua nga Antonela e cila tha: “Me thënë të drejtën është dhe dilema ime kjo. Të pyesim ndjekësit a është apo sështë e vërtetë lajmi.. Gjinoja..”

Nuk dihet ende arsyeja përse vajzat ironizuan lajmin nëse ishte i vërtetë apo jo por dihet se raporti i Ilirit mes vajzave nuk është dhe aq i mirë që prej qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X