Motra e Bes Kallakut, Ana, shpesh ka flour për marrëdhënien e mirë që kanë motër e vëlla.
Teksa ishte e ftuar në “7pa5” në rubrikën e gatimit, ajo përgatiti recetën e saj e teksa tregoi aftësitë e në kuzhinë, u ndal patjetër edhe te raporti me Besin. Moderatorja tregoi se Besi është ai i cili jep këshillat mes tyre.
“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetemi të gjithë“, tha Ana.
Po ashtu, Ana na zbuloi se Besi ka shumë aftësi në kuzhinë.
“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diçka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“.