Monday, October 7, 2024
spot_img

Motra e Dj Dagz i bën Einxhel Shkirës dhuratën simbolike me dedikimin e vecantë.

- Advertisement -..

Einxhel Shkira po vijon lidhjen e saj me Dj Dagz jashtë “Big Brother VIP” e duket se një marrëdhënie shumë të ngushtë e ka krijuar edhe me motrën e tij, Aurorën. Ato shfaqen shpesh bashkë në rrjetet sociale teksa nuk mungojnë dedikimet e ëmbla.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Aurora i ka dërguar një tufë me lule. E bashkë me të edhe një pusullë ku shkruhet: “Ti lëviz male. Për ty Einxhel”. Ka qenë moderatorja ajo që e ka ndarë këtë dhuratë modeste por domethënëse me ndjekësit e saj ku shkruan: “Nga lulja më e bukur”, referuar Aurorës.

Më parë ka qenë Einxhel ajo që surprizoi motrën dhe nënën e Dagz. Edhe pse nuk ishin takuar ende moderatorja tregoi gjithashtu se për 8-Mars, ditën Ndërkombëtare të Grave u ka bërë atyre dhurata simbolike.
Vlen të përmendet se që kur Einxhel dhe Dagz nuk ishin lidhur ende, Aurora, ka treguar mbështetjen e saj ndaj kësaj lidhjeje duke u shprehur se i pëlqen shumë Einxhel dhe se janë të ngjashme në karakter.
Sa i pëket Einxhel dhe Dagz ata kanë treguar se jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve, por ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht. E përtej kësaj, planet për fëmijë i kanë shumë të qarta, duke thënë se janë të afërta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X