Thursday, May 16, 2024
spot_img

Mozzik Dafina Zeqirit: Ti je shembulli më i mirë se çfarë mundet të bëjë një femër

- Advertisement -..

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Mozzik ka shkruar fjalët më të bukura për Dafina Zeqirin. Mozzik e Dafi do vijnë me një bashkëpunim e për reperin, Dafina është bashkëpunëtorja më e mirë. 

“Edhe mendova, ta shkruaja apo mos ta shkruaja. Më ka rënë të punoj me shumë emra të estradës sonë, jashtë dhe në botë por nuk rri dot pa e përmendur që ti je më e mira. Eshtë njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit dhe mos të them që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë. Komplet energji, talent i pastër, pa urrejtje. Nuk e dëgjova ndonjëherë të flasë keq për dikë. Zemrën e mirë, punën e pastër, qëllimin e qartë, e vendosur për sukses, e dashur, e respektueshme. Një dashuri Duffy. Ti je shembulli më i mirë se cfarë mundet të bëjë një femër”, ka shkruar Mozzik.

Dafina e ka falenderuar reperin duke u shprehur se dhe ai është një artist i vërtetë, njeri i thjeshtë, i zgjuar dhe i talentuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X