Dhelpër Dinake, Lakmitare! Këto janë disa nga këngët e reperit Gramoz Aliu, ose i njohur thjesht si Mozzik të cilat u përfolën gjatë në rrjet si një dedikim për ish-partneren e tij, Loredana Zefin.
Së fundmi, Mozzik ka sjellë “Besëpremen” e cila nuk ka ndonjë dallim nga të tjerat. Pra, mendohet se është sërish një dedikim për reperen. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në profilin e Mozzik të cilët komentojnë emrin e Loredanës, poshtë fragmentit të këngës.
“Loredana left the chat”, “Loredana bespreme”, ishin vetëm disa nga komentet e ndjekësve.
Nga ana tjetër ju kujtojmë që Loredana Zefi ka realizuar një bashkëpunim me reperin tjetër, Rigels Rajku. Bashkëpunim i cili “nuk i pëlqeu” aspak ish-partnerit të saj. Këtë gjë Mozzik e tregoi qartë me një veprim.
Pas publikimit të këngës u vu re se Gramoz Aliu dhe Noizy i kishin fshirë postimet që kishin me njëri- tjetrin në rrjetet sociale, pasi ata sollën disa muaj më parë projektin e suksesshëm muzikor të titulluar ‘Madam’ e cila numëron miliona klikime në youtube. Nuk dihet ende nëse ka qenë kjo arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë së dy djemve.