Monday, October 7, 2024
spot_img

“Mua më quajnë imorale, ndërsa ty g*y”/ Pas ofendimeve mes njëri-tjetrit, pajtohen dy ish-banorët e Big Brother Vip

- Advertisement -..

Dy ish-banorët e BBV, Xhensila Pere dhe Ronaldo Sharka i kanë dhënë fund sherrit mes tyre, i cili nisi katër vite më parë dhe degradoi në ofendime mes tyre.

E ftuar së fundmi në emisionin e moderatorit “Se luan Topi”, dyshja sqaruan hatërmbetjet dhe i lanë pas të gjitha keqkuptimet.“Xhensila, çfarë ndodhi mes nesh”, e pyeti moderatori.

“Çdo personazh televiziv që sot ka një pozicion të caktuar është si një bebe, është lindja, është zhvillimi, është pjekuria. Unë të kam njohur që bebe, që në nisje të rrugëtimit të tij si ky personazh që je sot, dhe që unë jam shumë e lumtur që e shoh aty ku je sot. Gjatë këtij zhvillimi gabove vetëm në diçka, që more atë që kërkove tek njeriu i gabuar”, tha Xhensila duke nënkuptuar se moderatori e shfrytëzoi për të marrë vëmendje në fillimet e tij e karrierës së tij.

Ndër të tjera Xhensila shtoi se u ndje e lënduar për shkak se mes tyre kishte pasur një miqësi.

E pyetur nga Ronaldo nëse tashmë i kanë sheshuar hatërmbetjet, ish-banorja BBV tha: “Mendoj që po sepse te dy e dinim arsyen që ndodhi, rritemi, piqemi dhe normalisht mendojmë ndryshe sot”, përfundoi Xhensila.

Kujtojmë që sherri midis Xhensilës dhe Ronaldos filloi 4-vite më parë ku gjatë një interviste moderatori e pyeti:“Ty të akuzojnë shpesh që shkon në Dubai, të mbajnë me lekë, shpesh janë hapur lajme të tilla! Pra në një farë forme, për imoralitet!”.

Por, kjo pyetje nuk u prit mirë nga Xhensila dhe degradoi në ofendime ku ajo iu drejtua Ronaldos: “Mua më quajnë imorale, ty të quajnë gay!

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X