Saturday, July 27, 2024
spot_img

“Mund të flemë bashkë kur…”/ Kush është kushti i Lei Krajës për partnerin

- Advertisement -..

Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por edhe me jetën e saj personale, për të cilën fansat kanë shumë kuriozitet.

Ajo ka folur së fundmi në emisionin “Ditë pas Dite”, ku është bashkëprezantuese së bashku me Fjodora Fjorën, në lidhje me temën e rutinës në çift.

“Çiftet duhet të flenë në krevate të ndarë për t’ju larguar rutinës”- ishte tema, e bazuar në një studim.

Teksa u pyet për mendimin e saj, Lei Kraja tha mes të qeshurash se sipas saj “kur sillet mirë” mund të flenë së bashku, kur nuk sillet mirë jo.

“Unë them edhe vetëm edhe bashkë, me variacione pse jo. Një javë mirë, kur sillet mirë, një javë jo. Po se edhe sjellja duhet.”– tha moderatorja.

Kujtojmë se pak kohë më parë Lei ishte e ftuar në një intervistë, ku la të kuptohet diçka në lidhje me jetën e saj private, por pa folur hapur. Lei është vënë para dy lojërave për të zbuluar më shumë mbi jetën personale dhe atë në ekran, duke qenë se njihet si një person që jetën private e ka mbajtur përherë larg publikut.

Por nuk i shpëtoi dot një pyetjeje për dashurinë. Kur u pyet nëse ka dikë në jetën e saj, ajo nuk pranoi të përgjigjej dhe në vend të saj zgjodhi të pinte një shots në ngjyrë të kuqe dhe buzëqeshi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X