Vjosa, një nga personazhet më të njohura të Instagram-it, prej afro tre javësh ka munguar në këtë rrjet social.
Mungesa është pikasur nga ndjekësit të cilët janë mësuar me aktivitetin intenziv të postimeve të një prej shqiptareve më të njohura në rrjete sociale, e cila ndanë copëza të jetës së saj familjare, si bashkëshorte e nënë e tre vajzave.
Për herë të parë, pas afro 20 ditësh, ajo ka bërë një postim publik duke treguar arsyet.
Vjosa ka treguar se ka ndodhur një fatkeqësi. Vajza e vogël e tyre, është përvëluar në Kosovë duke pësuar djegie në njërën dorë dhe dy këmbët.
Përmes një videoje, blogger-ja e njohur ka treguar se në dy ditët e para, vajza ka qenë në spitalin e Pejës teksa më pas kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë, aty ku vazhdon të jetë e shtrirë, me shpresën që do të lirohen nga spitali përgjatë ditëve në vijim.
Rrëfimi i plotë i Vjosës vjen në videon e mëposhtme.