Naomi Campbell mbeti e shokuar pasi beson se ajo u kontrollua nga një punonjës i aeroportit në Bullgari vetëm sepse ishte me ngjyrë, sipas raportimit të ‘The Mail on Sunday’.
Burimet thonë se supermodelja ishte ‘shumë e prekur’ pasi mbërriti për udhëtimin tre ditor të punës, ndihet se u profilizua në mënyrë racore kur u ndalua muajin e kaluar nga stafi në terminal teksa po udhëtonte për disa xhirime në kryeqytetin Sofje.
Një mik i modeles tha: “Naomi ishte shumë e mërzitur. E gjithë ngjarja pati një ndikim mjaft të tmerrshëm tek ajo. Ajo ishte duke udhëtuar për një xhirim tepër emocionues dhe po e priste me padurim”.
Profilizimi racor historikisht i referohet dyshimit, synimit ose diskriminimit të një personi bazuar në etninë, fenë ose origjinën e tij kombëtare.