Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Pas skandaleve që qarkulluan në rrjet/ Shakira reagon për herë të parë

- Advertisement -..

Shakira është një këngëtare me karrierë të shkëlqyer muzikore,por mesa duket në jetën sentimentale nuk i shkoi aq mirë sa suksesi muzikor.Prej 11 vitesh ajo jetoi me partnerin e saj Gerard Pique dhe ditët e fundit qarkullojnë lajme për ndarjen e tyre.

Këngëtarja kolumbiane, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Në deklaratën e Shakirës thuhet: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Megjithëse në deklaratën e saj këngëtarja nuk dha një arsye specifike për vendimin e ndarjes, ditët e fundit u raportua nga mediat spanjolle se çifti janë në krizë, madje shkak për këtë mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.

Artikulli i publikuar nga gazetari Emilio Pérez de Rozas në ‘El Periódico’ bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe u shpërnda në të gjitha mediat botërore, madje u bë e ditur se këngëtarja dhe futbollisti nuk e kalojnë më natën nën të njëjtën çati.

Së fundmi revista “Hello” raportoi se Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X