Friday, October 18, 2024
spot_img

Ndarja nga jeta e Liam Payne, mamaja e Harry Styles bën postimin prekës

- Advertisement -..

Nëna e këngëtarit të famshëm, Harry Styles, ka bërë një postim për të ndjerin Liam Payne, i cili ishte pjesë e grupit “One Direction” me djalin e saj.

“Daily Mail” shkruan se Anne Twist postoi një foto të zezë me një emoji me zemër të thyer, duke shkruar: “Vetëm një djalë…”.

Ndërkohë 2.5 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, menjëherë shprehen ngushëllimet e tyre në komente.

Kujtojmë se Payne fitoi famë si anëtar i grupit britanik të djemve “One Direction”, i cili gjithashtu përbëhej nga Styles, Niall Horan, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson.

Policia ka nisur një hetim për vdekjen e papritur, ndërsa homazhet nga personazhe të famshëm janë shpërndarë në mediat sociale.

Të mërkurën mbrëma (16 tetor), autoritetet në Buenos Aires, Argjentinë, thanë në një deklaratë se Liam Payne, 31 vjeç, ishte shpallur i vdekur pas një rënieje nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin “CasaSur Palermo” në kryeqytetin e vendit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X