Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ndërron jetë në moshën 24-vjeçare reperi Lil Keed

- Advertisement -..

Reperi Lil Keed , një yll në rritje, i cili ishte anëtar i labelit “YSL” të Young Thug , ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur vëllai i reperit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk mund ta besoj që të pashë të vdisje sot vëlla, nuk e di se çfarë dëshiroj të bëj dhe kjo është e vështirë për mamanë, babain, vëllezërit tanë Naychur dhe Whiteboy.”

Vdekja e tij u raportua fillimisht nga revista “Complex”, pasi morën edhe konfirmimin nga familjarët e tij.

Megjithëse reperi kishte nënshkruar kontratën e tij me YSL, ai nuk ishte pjesë e padisë së fundit në Atlanta që çoi në arrestimin e reperëve, Gunna , Young Thug dhe 26 bashkëpunëtorë të tjerë të labelit.

Pas bastisjes dhe arrestimeve, Keed postoi një deklaratë, duke këmbëngulur se YSL nuk ishte një organizatë kriminale, siç ishte pretenduar në padinë me 56 pika.

Lil Keed regjistroi shumë këngë të njohura, duke përfshirë “Snake”, “She Know” dhe “Wavy (Remix). Keeds fitoi shumë sukses nga albumet e tij dhe mixtapes, si dhe u shfaq në bashkëpunime me artistë si Travis Scott , Lil Uzi Vert , Chris Brown , Future , Zaytoven dhe Lil Yachty .

Offset, nga treshja e njohur e repit, Migos , bëri një shkrim në lidhje me vdekjen e tij në Instagram.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X