Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme, një forcë e madhe në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese, nënë dhe mike e kujdesshme. Ivana Trump i mbijetoi komunizmit dhe përqafoi Amerikën. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Do t’u mungojë shumë tre fëmijëve dhe dhjetë nipërve të saj”, tha familja Trump në një deklaratë, transmeton ABC News.
Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku, Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump. Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në 1977. Çifti u divorcua në vitin 1992.