Wednesday, January 1, 2025
spot_img

“Ndoshta kam gabuar…”/ Përlotet Gerta: Nuk e di çfarë u kam bërë vajzave të shtëpisë

- Advertisement -..

Mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 4”, Gerta, ka marrë një mesazh nga djali i saj. Në një moment në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u dëgjua në sfond zëri i djalit të banores.

Ai i tha Gertës që të tregojë karakterin e saj dominues dhe të jashtëzakonshëm. Gjithashtu shtoi se janë krenarë për të dhe se e ndjekin në çdo moment.

Ditën e sotme, Gixhari e kujtoi këtë moment me disa nga banorët, duke treguar se ishte paska e mërzitur pasi disa nuk shkuan që t’i qëndronin pranë pas këtij mesazhi që mori.

Gerta nuk ka mundur të mbajë lotët gjatë një bisede me Eglin dhe Arsidën. E emocionuar, ajo ka treguar se nuk ka pasur asnjë komunikim me vajzat e shtëpisë.

“Situata ishte se më lanë të kuptoj shumë gjëra dhe ndërkohë nuk u kam bërë asgjë. Megjithatë unë do të dëgjoj të gjitha variantet e tyre, do ti pyes. Thashë ndoshta kam gabuar edhe unë në ndonjë moment dhe nuk e kam kuptuar. Deri dje në prime, unë me të gjitha kam pasur marrëdhënie shumë korrekte”, tha Gerta.

Ajo u shpreh se nuk e di se çfarë u ka bërë gocave dhe këtë e kuptoi gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme.

“Deri mbrëmë unë nuk kam shkëmbyer fjalë me asnjë vajzë në shtëpi. Nuk kam cenuar askënd, mendoj unë, gjithsesi do ti pyes se secila mund të ketë variantin e vet, që ta di, se nuk dua të bëhem e prerë në këtë pikë. Ndoshta kam gabuar edhe unë dhe nuk e kam kuptuar, po thjesht do ti pyes. Por dje kuptova që asnjë nga gocat e shtëpisë s’ishte, duke mos iu bërë asgjë”, tha Gerta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X