Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer në vëmendjen e publikut ditëve të fundit.
Që kur aktori publikoi këngën e re, për të cilën u tha se i dedikohet Borës, fansat e tyre vazhdimisht lidhin detaje të dyshes.
Një veturë e parkuar poshtë shtëpisë së prezantueses, për të cilën u tha se është e Donaldit shtoi dyshimet se dyshja mund të jenë ribashkuar.
Ditën e djeshme madje u tha se kanë udhëtuar drejt Vjenës së bashku.
Në vazhdën e këtyre thashethemeve u përhap një tjetër lajm që ka lidhje me nënën e aktorit, për të cilën u tha se prezantuesja ka filluar ta ‘’ndjek’’ në rrjetet sociale.
Lajmi është i vërtetë por nuk ka të bëjë me ditët e sotme pasi Bora dhe Lela ndiqen në rrjete sociale prej më herët, madje një fotografi e shpërndarë në rrjete sociale figuron se ato ndiqen që nga data 22 shkurt e mbase edhe më herët.