Një video e pazakontë është postuar dije nga JOQ Albania, ku tregohej qartazi drama e një familjeje shqiptare me djalin në emigracion.
Videoja e filmuar, mendohet në një prej fshatrave të Librazhdit, tregonte momentin kur vjehrria kapi në shtrat nusen e djalit me dashnorin e saj.
Në dhomën e gjumit hyn e gjithë familja, përfshirë edhe kunetërit e vajzës të cilët nisin ta shajnë rëndë. Në vidon e dytë po të siguruar nga JOQ Albania, shihet biseda me vjehrrit pasi nusja e mbështjellë me batanije dëgjon qortimet e tyre.
Vjehrri ka në duar një bastun, ndërsa vjehrra e qëllon me jastëk. Ky i fundit i drejtohet me fjalë të ashpra.
Pas shpërndarjes së videos së vajzës edhe pa fytyrë të mbuluar në mediat e tjera apo në faqet e memeve, me siguri e reja ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale, e dallueshme në videon e bërë publike.
Sipas burimeve vajza ndodhet në spital psikatrik në Elbasan në gjëndje të rënduar psikologjike dhe fizike. Vajza është dhunuar fizikisht dhe qethur sipas burimeve.
Nëse vajza zgjedh të bëjë ndonjë veprim që mund të lëndojë veten nga i gjithë gjyqi publik që iu nxit nga vjehrria, kush mban përgjegjësi para ligjit si autor i diçkaje që mund të përfundojë në tragjedi?