Që nga post-“Big Brother”-i, thashethemet po qarkullojnë për një marrëdhënie dashurie që mund të ketë lindur mes Eglit dhe Marios, i cili është instruktor në palestër.
Dyshimet e para i hodhi ish-banori i “Big Brother VIP”, Gert Ferra, i cili, në një emision në Top Albania Radio, tha se Mario e kishte shoqëruar Eglin në studiot e Top Channelit një ditë para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” më 21 dhjetor. Këto dyshime janë hedhur poshtë nga Egli, i cili ka deklaruar se ato nuk janë të vërteta pas përfundimit të “Big Brotherit”.
Megjithatë, disa foto të dyshes që kanë qenë në Itali duke pozuar për një kompani orash flasin të kundërtën. Të dy fotot janë realizuar në të njëjtin vend dhe janë postuar në të njëjtën kohë.
Nuk mjafton me kaq.Një reagim i Marios ka ardhur në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: “Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur”, një kunj ndaj Eglit, i cili kishte thënë se Mario ishte thjesht instruktor, asgjë më shumë.
Tani dyshja kanë bërë “unfollow” mes tyre, duke ndërprerë çdo lidhje që mund të kenë pasur dhe duke lënë gjithçka pezull.
